Ndahen çmimet e konkursit "Pre Foto" në Preshevë (Foto&Video)
Juria e përbërë nga Fahredin Spahija, Osman Demiri dhe Elton Koritari vendosën që vendi i parë i takon fotografit nga Bosnja dhe Hercegovina - Mirsad Mujanovic, ne vendin e dytë ishte fotografi nga Turqia - Senad Tahmaz , ndërsa ne vendin e tretë ishte fotografi Muna Haykir.Të shtunën e 14 nëntorit në Pallatin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë me fillim në ora 19:00 u mbajt nata finale e Festivalit tashmë tradicional ndërkombëtar “Pre Foto” .
Në një numër të më shumë së 200 konkurrentësh nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës, vetëm 54 fotografi profesionale me temë të lirë ishin përzgjedhur për ekspozitën e natës së ndarjes së çmimeve. Fotografët nga Shqipëria, Kroacia, Kosova , Maqedonia, Gjermania Ukraina, Franca, Kanada ishin në garë për tre çmimet e para, shkruan kultlus.
Edhe Edon Agushi, drejtor i Festivalit ka përshëndetur të pranishmit që me pjesëmarrjen e tijë, festivalin tradicional e nderoi edhe zëvendsministri i Republikës së Kosovës për integrime në bashkimin Europian, Ramadan Iljazi.
Juria e përbërë nga Fahredin Spahija, Osman Demiri dhe Elton Koritari vendosën që vendi i parë i takon fotografit nga Bosnja dhe Hercegovina - Mirsad Mujanovic, ne vendin e dytë ishte fotografi nga Turqia - Senad Tahmaz , ndërsa ne vendin e tretë ishte fotografi Muna Haykir.
Pos 3 çmimeve që u ndanë nga juria organizatoret patën nderin t’i ndajnë edhe 2 çmime tjera që u vendosën nga juria, çmimin special e mori fotografi nga Shqipëria Ermal Grenazi dhe çmimin inkurajues e mori fotografja nga Kosova Rudina Hoti.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë PreFoto, tashmë është tradicional dhe si i tillë është i vetmi në rajon.